Pas investimeve të bëra në barin natyral nga ai sintetik, stadiumi i qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”, ka marrë pamje moderne, shkruan Llapi.info.
Në fotografitë e publikuar nga klubi llapjan, shihet se tashmë punimet në këtë stadium janë kryer, ndërkohë që i njëjti ka pësuar ndryshime të mëdha ndër vite.
Punimet në këtë stadium po i kryen kompania turke e licencuar nga UEFA, “Iren limited sirket”, punime këto të nisur në fillim të muajit qershor.
“Dikur nuk kishim ku të uleshim e çfarë të shikonim. Madje nuk mund t’i dallonim futbollistët nga balta. Nuk mund të dëgjonim edhe erërat e rënda që kundërmonin kur moti fillonte të prishej. Ndërsa sot komoditetin, pamjen fantastike dhe çdo gjë tjetër çfarë i nevojitet një ndeshje futbolli në Superligë mund ta gjeni në stadiumin “Zahir Pajaziti”. P.s Tek ne punimet nuk shkojnë me hapa të breshkës, ato realizohen në kohë të saktë dhe të shpejtë! Ndryshimet vazhdojnë”, thuhet në postimin e klubit nga Podujeva.
Ndryshe, Llapi nesër do të zhillojë ndeshjen ndaj Drenicës me fillim nga ora 15:00 në Merdar, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll./Llapi.info






