Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bullqi, janë prezentë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të shikuar ndeshjen finale në mes të Llapit dhe Prishtinës, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur vetë Bulliqi në një postim në rrjetin social Facebook.

“Me kryeministrin Kurti duke përcjellur finalen e super kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit. Përpara Llapi”, ka shkruar Bulliqi.

Aktualisht janë duke u zhvilluar minutat e fundit të pjesës së parë, ku rezultati vazhdon të jetë 0-0. Vlen të theksohet se Prishtina po luan me një lojtar më pak në fushë, pasi Endrit Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq./Llapi.info

May be an image of 2 people, people sitting and indoor
May be an image of stadium