Për fitoren e madhe të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike të “Tokio 2020”, ku ajo rrëmbeu Medaljen e Artë, kanë reaguar edhe mediat serbe.
Madje këto të fundit sikur janë shfaqur xheloze për arritjet e përfaqësuesve të shtetit kosovar dhe nuk kanë kursyer të thumbojnë Kosovën dhe Distrian për fitore.
“E ashtuquajtura Kosovë fiton të artën në Tokio”, është titulli i mediumit serb “B92” për fitoren e Distrias në Tokio.
“Shteti i vetëshpallur i Kosovës fitoi Medaljen e dytë të Artë në Lojërat Olimpike. Pas Majlinda Kelmendit në Rio tani kampione olimpike është bërë Distria Krasniqi, gjithashtu në xhudo”, thuhet në artikullin e tyre.







