Llapi sot është mysafir i Ferizajt në kuadër të javës së 14-të elitës kosovare në futboll, shkruan Llapi.info
Klubi nga Podujeva ka obligim për të fituar pas humbjes së pësuar ndaj Ballkanit në shtëpi, por po aq obligim e ka edhe Ferizaj në shtëpi pasi ka tri ndeshje pa fituar.
Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Llapi e ka mposhtur Ferizajn si vendas në “Zahir Pajaziti” me rezultat bindës, 5-1.
Ndërkohë, Llapi momentalisht gjendet në vendin e tretë në tabelë me 22 pikë të tubuara, ndërsa Ferizaj në vendin e 10-të me 11 sosh./Llapi.info






