Lokale - eSIMy

Llapi ka pësuar humbje sot në shtëpi ndaj Ballkanit me rezultat minimal 1-0, shkruan Llapi.info

Një fitore, një barazim dhe tani një humbje. Ky është bilanci i Llapit me Bekim Shotanin në krye, që pavarësisht se u mposht në duelin e së mërkurës përballë Ballkanit në shtëpi, ka besimin e plotë se ekipi tij do të rikthehet me rezultate pozitive.

“E kemi ditur që kundërshtari do vij për të luajtur një ndeshje të kujdesshme dhe të tërhequr prapa. Megjithatë ne kemi pasur rastet tona, teksa kemi goditur disa herë edhe shtyllën, por nuk patëm sukses. Një moment pakujdesie na kushtoi me gol, por kjo është normale sepse në futboll mund të ndodh gjithçka. Por, pas kësaj ndeshje do ta shihni Llapin e vërtetë, pasi që do të rikthehemi fuqishëm”, deklaroi Bekim Shotani për “Super Sport Kosova”.

Më tej tekniku vushtrrias zbuloi edhe objektivin që ka për ta arritur me Llapin këtë edicion.

“Kampionati është i gjatë dhe ka ende ndeshje për tu zhvilluar. Llapi nuk do të tërhiqet nga objektivat pavarësisht rezultateve, ne do të vazhdojmë të punojmë për të arritur atë që tashmë e kemi synim pranë vetës. Dalja në Evropë vazhdon të mbetet objektiv për Llapin dhe besojmë që të gjithë së bashku mund ta arrijmë këtë qëllim”, ka shtuar ai./Llapi.info