Nuk ka sjell fitues ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Llapit në Riza Lushta 1-1, transmeton Llapi.info.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe në minutën e 17-të realizuan edhe golin e parë nëpërmjet sulmuesit Gucev.
Alidema shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Llapi mbeti me 10 futbollistë në fushë pasi Mentor Zhdrella u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Por skuadrat u barazuan me futbollistë në fushë një minutë para fundit të pjesës së parë.
Gucev i vendasve ndërhyu ashpër në Alideman dhe Genc Nuza e përjashtoi.
Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë por që munguan golat.
Hasan Hyseni e Gëzim Rusi patën raste të mira për vendasit por që nuk ia dolën ta dërgonin topin në rrjetë.
Në anën tjetër Hamdi Namani i mysafirëve tentoi por pa sukses.
Krejt në fund të ndeshjes, Gëzim Rusi i vendasve u gjend në mundësi të artë shënimi por dështoi nga afërsia.
Pas këtij barazimi, 89-shi mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Llapi ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 20 pikë, tri më pak se lideri Feronikeli.






