Lokale - eSIMy

Bekim Shotani, sot është zyrtarizuar si trajner i Llapit.

Shotani sot ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, me klubin e tij të ri, shkruan Llapi.info

Shotani do të debutojë me Llapin të dielën në ndeshjen ndaj Trepçës ’89.

“Skuadra e Llapit mbajti seancën e parë stërvitore të drejtuar nga kryetrajneri i ri, Bekim Shotani

Podujevë, 19 tetor 2018 – Në kuadër të përgaditjeve të vazhdueshme para derbit të së dielës që e zhvillon Llapi në udhëtim tek Trepça ’89, sot kryetrajneri i ri i skuadrës, Bekim Shotani mbajti seancën e parë stërvitore si shef i shtabit teknik të Llapit.

Stërvitja e sotme u mbajt në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Shotani pati mundësinë të shfaq punën dhe taktikat e tij me grupin e futbollistëve”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.

Kujtojmë, Shotani këtë edicion e ka nisur në klubin e Ballkanit të Therandës, por që u largua pas katër ndeshjeve./Llapi.info

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi