Llapi është rikthyer drejt fitoreve ndaj Gjilanit, duke e mposhtur me rezutlat 3-1 në shtëpi, transmeton Llapi.info
Për këtë fitore, krahas llapjanëve, Batatina kësaj radhe e ka zgjeruar ‘kompasin’ duke i uruar edhe qytetarët e rajonit të Gollakut.
“Urime Legjendav dhe të gjithë qytetarve të Llapit dhe Gollakut fitorja Llapi-Gjilani 3-1”, shkruan Tahir Batatina në ‘Facebook’.
Golat për skuadrën nga Podujeva i shënuan Alidemaj në minutën e gjashtë, Sinani në minutën e 55-të dhe Zeqiri në minutën e 66-të.Ndërsa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Magani në minutën e 76-të.
Kjo ndeshje u drejtua nga Fadil Ademi, trajner i përkohshëm të Llapi. Ky klub mbeti pa trajner pasi që u shkarkua ditë më parë Bylbyl Sokoli.
Llapi aktualisht ndodhet e dyta në tabelë me 19 pikë të grumbulluara.
Ndryshe, në fundjavë mbyllet cikli i parë prej 11 xhirosh ku Llapi udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën ’89./Llapi.info






