Nesër nga ora 16:00 do të bëhet grumbullimi i parë i kryesisë, stafit dhe lojtarëve të KF Llapit për stinorin e ri 2018/19, njofton Llapi.info

Nesër duke filluar ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” skuadra e Llapit fillon përgaditjet për stinorin 2018/19.

Njëherit ky do jetë grumbullimi i parë i futbollistëve për këtë stinor me kryesinë, kryetrajnerin e ri Bylbyl Sokoli dhe stafin e tij dhe me përforcimet e reja të ardhura në këtë afat kalimtar./Llapi.info