11 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 851, raporton Llapi.info.
11 raste pozitive kanë rezultuar nga 171 mostra të testuara na IKSHPK-ja.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1)”, thuhet në njoftim.
Sot më 03 maj 2020, janë shëruar gjithsej 18 pacientë me numrin total të shëruarve deri më sot gjithsej 381 raste.
“Nga data 08 shkurt deri më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, me gjithsej 25 raste të vdekjes”, thuhet tutje./Llapi.info