Lokale - eSIMy

Një nga tre nxënësit e therur sot në Prishtinë është në gjendje kritike.

Në shkollën e Mesme e Bujqësisë “Abdyl Frashëri”, janë therrur tre nxënës.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Naser Syla, ka konfirmuar për Gazetën Express se njëri nga tre të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

“Njëri prej tyre është në gjendje shumë kritike është në sallë të operacionit dhe është duke luftuar me jetën”, ka thënë Syla.

Dy të tjerët janë në gjendje stabile.

Tre nxënës kanë marrë lëndime trupore nga thika brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonale të Prishtinës.

“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti.