Lokale - eSIMy

Një rrahje ka ndodhur në orët e hershme të 14 tetorit në parkingun e një lokali në Podujevë.

Sipas raportimeve, rreth orës 01:50, një punëtor dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa persona.

I dëmtuari fillimisht është dërguar në urgjencë për trajtim mjekësor, ndërsa më pas është intervistuar nga Policia.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe për identifikimin dhe përfshirjen e personave të tjerë të dyshuar.