Lokale - eSIMy

Llapi ka zyrtarizuar transferimin e 18-vjeçarit nga Ferizaj, Gentrit Halilin, njofton Llapi.info.

Prezantimi i Halilit është bërë sot në ambientet e klubit llapjan, ndërkohë që është bërë e ditur se qendërmbrojtësi shtatëlartë ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me qendërmbrojtësin 18 vjeçar Gentrit Halili. Halili është reprezentues i Kosovës U19 dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ferizajt. Gentrit Halili, 18 vjeç i ditëlindjes 14.12.2001, i gjatë 1.84 m është qendërmbrojtës. Halili është bashkuar sot me skuadrën dhe do vijoj të jetë pjesë e klubit në 3 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Llapit në Facebook.

Përveç Halilit, deri tani Llapi ka transferuar Edon Zeqirin, Eglentin Gjonin, Loris Kikkrin, Ardit Preposhin dhe Edon Sadriun./Llapi.info