Isak Shabani, është deputeti më i ri i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Llapi.info.
Shabani zë ulësen në Kuvend, pasi ish-deputeti i kësaj partie, Fadi Nura arriti të triumfojë në garën për kryetar të Skenderajt.
Ky rekomandim është shqyrtuar sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Isak Shabani, i cili garoi nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti t’i marrë 8 mijë e 729 vota, prej tyre, mbi 3 mijë në Podujevë./Llapi.info
Isak Shabani nga Podujeva pritet ta zë ulësen në Kuvendin e Kosovës






