Kuvendit të Kosovës do t’i shtohen edhe emra të rinj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Llapi.info.

Rashit Qalaj dhe Isak Shabani pritet t’i zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës, në vend të Bedri Hamzës dhe Fadil Nurës, këta që fituan në garën për kryetar të Komunave.

Isak Shabani, i cili garoi nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti t’i marrë 8 mijë e 729 vota, prej tyre, mbi 3 mijë në Podujevë./Llapi.info