Lokale - eSIMy

Sulmuesi i krahut të majtë, Gentrit Begolli edhe zyrtarisht është rikthyer te Llapi, njofton Llapi.info.

Begolli, i cili për një vit mbrojti ngjyrat e kuqezinjve të Flamurtarit, ka nënshkruar sot kontratë 1-vjeçare me ekipin nga Zahir Pajaziti.

“Sulmuesi i krahut të majtë, Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri tek Llapi. Begolli ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje. Gentrit Begolli, 28 vjeç, i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19 ku në 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan./Llapi.info