Lokale - eSIMy

Kryetari i tanishëm i Komunës së Podujevës, Agim Veliu do të jetë sërish kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor të këtij viti, raporton Llapi.info

Njoftimin për kandidimin e tij e ka bërë publik në Facebook zyrtari për informim në Komunën e Podujevësnë, Bujar Gimolli.

“Agim Veliu është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Podujevës. Urime Kryetar mandati i ri 4 vjeçar!” ka shkruar Gimolli.