Në më shumë se 50 ari tokë janë përfshirë nga zjarri sot rreth orës 14:30 minuta prapa Emergjencës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas zjarrfikësve në Podujevë zjarri tashmë është fikur dhe se nuk ka ndonjë rrezik për banorët të cilët gjenden në këtë pjesë të qytetit.

Ata thanë se pjesa e cila është djegur është hapësirë e papunuar. Sipas tyre po të mos ishte reaguar me kohë në rrezik për tu djegur ka qenë pjesa e parkut “Manchester”.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë të ditura./Llapi.info