Edhe një person është raportuar si i zhukur në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme.

“Fsh. Sfeçël, Podujevë, 17.02.2021-00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, ka thënë PK.

Duhet përkujtuar se muajt e fundit janë raportuar disa persona si të zhdukur në këtë Komunë./Llapi.info