Deputeti nga Podujeva, Fitim Haziri, ka zhvilluar një debat në komisionin parlamentar me anëtarët e KPMSHCK-së rreth vendimeve të tyre.
Në videon e mëposhtme mund të shihni debatin mes tij dhe anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Sot, në Komision, kërkova llogaridhënie nga KPMSHCK për ligjshmërinë e vendimeve dhe funksionimit të tij.
A ka pasur kuorum? Mbi çfarë baze ligjore kanë vepruar kolegjet dhe kush mban përgjegjësi për vendimet?
Këshilli mbikëqyr zbatimin e ligjit, por kush e mbikëqyr ligjshmërinë e vetë Këshillit?
Transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim, jo zgjedhje!






