Një femër është raportuar e zhdukur në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës nga familjarët e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.
Tani për tani nuk dihen detaje tjera.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.
/llapi.info/