Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të ftojë në takim liderët e partive opozitare.
Kurti e konfirmoi se pret që javën e ardhshme të ketë takim me liderët e opozitës, pasi ftesat tha se do t’ua nisë qysh sot.
“Unë besoj që me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe qysh sot do t’u dërgoj ftesa për t’u takuar qysh në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Kurti.






