Deputeti Milaim Zeka, ka shkruar në profilin e tij në Facebook lidhur me paraqitjen e presidentit Thaçi para Komisionit Hetimor për Dëbimin e Gylenistëve, duke thënë se presidenti ka mbajtur topin tërë kohën dhe i ka dribluar një nga një anëtarët e komisionit.

“Komisioni hetimor per rastin e gylenisteve, nuk ka pas qellim marrjen e informacionit nga ana e Presidentit Thaçi, po shfryerjen e inateve personale ndaje tije. Duke e kuptuar qellimin e kesaj loje, Presidenti e mbajti topin gjithe kohen, edhe i drbloi nje nga nje. Rezultati zero”, ka shkruar Zeka.

Ai po ashtu tha se askush nga anëtarët e komisionit nuk ka ditë të bëj asnjë pyetje.

Statusi i tij i plotë:

Komisioni nuk ka pas qellim informimin nga Presidenti

Komisioni hetimor per rastin e gylenisteve, nuk ka pas qellim marrjen e informacionit nga ana e Presidentit Thaçi, po shfryerjen e inateve personale ndaje tije.
Duke e kuptuar qellimin e kesaj loje, Presidenti e mbajti topin gjithe kohen, edhe i drbloi nje nga nje. Rezultati zero. Dikush bravo ketije, e dikush atije.

Edhe njehere deshmuam se nuk dime çka jane institucionet shteterore. Nuk i respektojme ato, edhe mbi te gjitha, qysh bre asnje pyetje nuk diti kush me ba? Psh: Ku ishit ne ato momente? Kush ua dha lajmin i pari? Si reaguate? Çfare masash keni marre? A ka qene debimi logjor? Nese jo, kend e keni ndeshkuar per kete?Etj, etj