Lokale - eSIMy

Vatrat e zjarrit kanë përfshirë edhe sot disa pjesë të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Një i tillë ka shpërthyer edhe në fshatin Vranidoll. Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se zjarri është shumë pranë shtëpive të banimit.

Ende nuk dihet shkaqet që kanë çuar që shkurret e kësaj ane të kaplohen nga flakët.

Ndërkohë, për situatat me zjarret në Kosovë, Policia ditë më parë ka njoftuar se nga muaji qershor i këtij viti janë evidentuar: 109 raste të ‘zjarrvënieve’ , 71 – raste të ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe 95 incidente zjarri, duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.

Lidhur me rastet e sipër cekura nga Policia e Kosovës të janë iniciuar procedura penale, janë identifikuar 41 persona të dyshuar, si dhe janë arrestuar gjithsej 20 persona të dyshuar të përfshirë në to.

“Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet pos tjerash në njoftimin e PK-së./Llapi.info

No description available.