Qëndrim Kryeziu ka bërë të ditur se pas sqarimeve me Gani Gecin, të dy janë takuar për një kafe në zyrën e Kryeziut në Prishtinë.
Kryeziu ka sqaruar edhe situatën lidhur me një video të publikuar më herët, duke thënë se pjesa e fundit e saj ishte prerë nga personat që e kishin dërguar.
Sipas tij, në pjesën e munguar të videos, Gani Geci kishte thënë se “e ka vrarë Serbia”.
“Pas sqarimeve me Gani Gecin, e pimë një kafe në Prishtinë, në zyrën time. Edhe për videon, për shkak se mungon pjesa e fundit, e cila ishte prerë nga ata që e kishin dërguar, ku thotë se e ka vrarë Serbia, i kërkuam falje njëri-tjetrit dhe vazhduam ashtu siç kemi qenë edhe më herët”, ka shkruar Kryeziu.






