Gjatë tubimit të Vetëvendosjes në Podujevë, kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka thënë se zhvillimi i pa barabartë në këtë komunë është pabarazi në mënyrën e të jetuarit.

Ai gjatë fjalimit të tij tha se “Ndarja në mes fshatit e qytetit në këtë pushtet është rezultat i nivele të ndryshme të zhvillimit. Në fshat mungojnë edhe shërbimet publike bazike për qytetarin fshati sot nuk është i ndarë prej qytetit sepse aty ka blegtori e bujqësi, po pikërisht sepse ato nuk janë prioritetet e pushtetit as atij qendror e as atij aktual që e keni. Zhvillimi i pabarabartë është pabarazi në mënyrën e të jetuarit e për pasojë ushqimin e strehimin shkollimin e mjekimin i kemi të ndryshme” tha Ymeri.

Sipas tij “përpjekja për ta kufizuar jetën në fshat si kurse në qytet sikur në lagje të ndryshme të qytetit është përpjeke për të krijuar pabarazi në mes qytetarëve. Kështu komuna e drejtuar nga Ajet Potera do të prodhoj politika strategjike për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Shpërndarje kapitalit dhe e investimeve nëpër zonat rurale përmes modernizimit të bujqësisë e nxitë edhe e përshpejton procesin e urbanizimit të fshatrave. Komuna e Besianës ka mbetur fare e ka prekur nga zhvillimi përgjatë këtyre viteve nuk ka asnjë investim domethënës që do ta përmirësonte sado pak ekonominë e që nënkupton që do ta përmirësonte sado pak jetën e qytetarëve” tha ai.

Sipas Ymerit si pushteti qendror e as edhe ai lokal nuk kanë punuar pushteti nuk kanë punuar që “komunën e Besianës ta lëvizin drejt shekullit të 21 por ka vjedhur që komunën e Besianës ta kthej në shekullin e 19- të”

Sipas të parit të VV- së, Ajet Potera është njeriu i duhur për qeverisjen lokale të Podujevës dhe se ai është person i cili ka qëndruar me popullin gjithmonë “në luftë edhe në paqe, nuk u dorëzua kurrë para korrupsionit e egoizmit. Prandaj edhe del para juve ballë hapur për të kërkuar besimin tuaj, sepse kur je me popullin nuk mund te korruptohesh, prandaj e bën njëri të veçantë. Ajet Potera është mendje ndritur e i vendosur, lista e asamblistëve të VV- së janë zemër plote, kjo zemër plotë janë të Besianës dhe për Besianën për historinë e lavdinë, janë për zhvillimin e barazinë e ekonominë. Me 22 tetor ju ftoj ta votoni, të bashkuar ta keni parasysh se të forcoheni, me numër 10 ju do të fitoni me Ajet Poteren ju do përparoni. Me VV ju do të zhvilloheni. Ne Besianë lirshëm do frymoni dhe kështu bashkë në të mirë do të jetoni” përfundoi Ymeri./Llapi.info