Lokale - eSIMy

Zvicra shkroi histori në mbrëmjen e së martës duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës. Ekipi që për lider e ka Granit Xhakën, fitoi me penallti ndaj Kolumbisë, 4:3. Zvicra nuk ishte në çerekfinale që nga viti 1954.

Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk ofruan gola. Ndërkohë Granit Xhaka realizoi penalltinë e parë për të hapur rrugën drejt suksesit për Zvicrën. Gregor Kobel ndali gjuajtjen e Cucho Hernandezit, pasi Davinson Sanchez goditi traversën. Te Zvicra dështoi vetëm Manuel Akanji, që gjuajti lart mbi portë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
“Në fakt unë është dashur të gjuaj penalltinë e tretë”, ka treguar Xhaka. Por edhe në momentin më të rëndësishëm, Xhaka ka luajtur rolin e liderit.

“Pastaj i thashë trajnerit se doja të isha i pari dhe të merrja përgjegjësi, siç i takon një kapiteni. Por po e lë mënjanë këtë për momentin. Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin. Ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës mendore – vullneti fitoi. Kemi bërë histori, është ndjenjë e pabesueshme. Lehtësimi na bën jashtëzakonisht krenarë”, ka thënë Xhaka për televizionin zviceran SRF, menjëherë pas ndeshjes.

Zvicra në tre Botërorët e kaluar ishte ndalur në një të tetën e finales, përkatësisht në raundin e parë nokaut. Në këtë Botëror është shtuar një raund nokaut dhe helvetikët tashmë kanë kaluar dy kundërshtarë në ndeshjet me eliminim direkt.

“Kemi pritur shumë gjatë për të shkruar një tregim si ky. Tani rrugëtimi vazhdon dhe ne jemi të lumtur që ende jemi këtu. Mendoj se është arritje kurorëzuese e gjeneratës aktuale. Shpresoj se do të ketë të arritur tjetër, është gjeneratë e veçantë. Ne lojtarët me përvojë po shtyhemi para nga të rinjtë. Duhet të jemi shembull dhe të bartim mentalitetin që edhe si vend i vogël shumëçka është e mundur”, ka theksuar Xhaka, që i ka plot 151 ndeshje për Zvicrën.

Në çerekfinale, Zvicra përballet me Argjentinën e Lionel Messit. Xhaka mezi e pret atë takim.

“Është shpërblim i madh. Qëllimi numër një është arritur, por kur je në çerekfinale, uria është më e madhe se më parë. Tani vjen sfida e madhe me një nga lojtarët më të mëdhenj. Po e shijojmë lojën dhe do të jemi gati”, ka theksuar Granit Xhaka.