Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet lidhur me disa dëmtime në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti”, në Orllan të Podujevës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur përgjatë një muaji, përkatësisht nga 30 maji deri më 30 qershor të këtij viti.
Sipas raportit 24-orësh, policia ka pranuar informatën se në objektin përcjellës në kullë janë vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Rasti i hapur po hetohet si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”.






