Kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka lëshuar një deklaratë për media me anë të së cilës shpreh indinjatën e tij në lidhje me veprimet e Korporatës Energjetike të Kosovës në lidhje me mos zbatimin e Ligjit për Obiliqin.

Sipas Gashit KEK po shkel ligin dhe nuk po merr përgjegjësit që i takojnë sa i përket banorëve të komunës së Obiliqit.

Më poshtë deklarata e Xhafer Gashit:

I indinjuar dhe revoltuar tej mase me zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës, me punësime dhe investimet në komunën që unë drejtoj, komunën e Obiliqit, të nderuar më lejoni të rikujtoj për të satën herë obligimet që KEK-u ka ndaj komunitetit tani e sa vite që operon në komunën tone e së fundmi ky obligim i ceket edhe me Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit (Ligji NR.05/L-044), si dhe Vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj (Vendimi Nr.13/89, date:12.02.2019)

Ashtu siç e dini, territori prej 105 km2 i komunës, 72% shfrytëzohet nga KEK-u, e shpallur kështu zonë me interes të veçantë, po ashtu degradime të shumta si në sipërfaqet e tokave bujqësore ashtu edhe në ambientin dhe mjedisin tone, e të cilat kanë sjell te sëmundjet e rënda e edhe tek shpronësimet e popullsisë.

Për këto vite fshati Hade dhe fshati Shipitullë kanë mbetur nën ndikimin e fatit, deri në kohën kur realizuam Ligjin për Obiliqin, ndërsa edhe sot e kësaj dite KEK-u nuk merr dhe nuk mbartë përgjegjësitë e tij karshi demit që u shkakton komunitetit, e për të cilat duhet të bëjë kompensimin.

Të nderuar qytetarë,

Nuk e dimë deri kur duhet duruar këto padrejtësi, kur përveç që KEK-u nuk respekton Ligjin dhe Vendimin, e nuk pranon në punësim, në kushtet e barabarta me prioritet qytetarët e Obiliqit, të njejtit po atë ditë të listes së publikimit me punëtorët e pranuar, hap konkurs të rregullt prap!

Shkelje e dyfishtë!

Premtimet dhe zotimet në investimet në ambient, gjelbërim dhe parqe po ashtu që nga muaji mars i 2018, ende asnjë realizim nga KEK-u.

Të nderuar,

Fshati Hade e Shipitullë përsëri temë diskutimi, shpronësimi dhe ende pa një zgjidhje, tema e rikthyer

Pas takimeve të shumta me Qeverinë, ministritë gjegjëse dhe Korporatën Energjetike të Kosovës, ishte koha kur KEK-u do të respektonte kërkesat e komunitetit, por si duket KEK-ut nuk i bëhet vonë,

Prandaj të nderuar, iu ftoj të gjithë ju që keni aplikuar e ju është shkelur e drejta juaj në këto konkurse të paraqitni ankesat e juaja në adresat e duhura te organet kompetente.

Po ashtu banorët e fshatit Hade e Shipitullë, ju ftoj nesër (11.05.2019)në ora 17:00, në sallën e kuvendit komunal, takim për të diskutuar shqetësimet tona.

Po ashtu me datë: 14.05.2019 ( e marte), nga ora 10:00, do të mbajmë seancë të jashtëzakonshme,

Të nderuar, ne jemi të vendosur për të drejtat tona dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e tyre, në të gjitha format.