Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka zhvilluar sot një aktivitet simbolik për pastrimin e trotuareve nga bora në qytetin e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kryetari i VV- së në Podujevë, Bajram Ajeti së bashku me anëtarë e asamblistë të kësaj partie kanë pastruar borën në tri urat kryesore të qytetit për të vazhduar në fund edhe para hyrjes së komunës së Podujevës.

“Agim hap rrugën qytetarëve” dhe “Kompania BINI+ Agmi= Klientelizëm” ishin dy parullat kryesore të kësaj partie e cila aksionin e saj e përfudoi para hyrjes së komunës.

Kryetari i VV- së dega në Podujevë, Bajram Ajeti tha se ky aktivitet i VV- së është bërë me qëllim që kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliut apo siç e quajti ai, të pa përgjegjshëm, t’i tregojmë se duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Ky aktivitet i Lëvizjes Vetëve dosje është që këtij pushteti gjegjësisht këtij kryetari të pa përgjegjshëm që t’i tregojmë se duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Ai realisht nuk është duke u marrë me problemet e qytetarëve, ju kujtohet se pak më herët deklaroi se nuk e di që në Llap nuk ka rrymë pastaj tashmë po e shihni gjendjen në rrugë jo vetë në qytet por edhe në zonat rurale nuk është në nivel. Si duket pasoja është sepse kompania e cila është obliguar të kryej shërbimet me Agim Veliun janë në klientelizëm të plotë edhe Agimi është i zënë tash me motivimin e deputetëve të LDK- së që ta votojnë Demarkacionin edhe normalisht tash Isën e ka sëmurë dhe vet po e udhëheqë LDK-në” tha ai./Llapi.info