Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë, në mënyrë unanime, situatën e krijuar brenda partisë e ka quajtur si të panevojshme, të dëmshme dhe qëllimkeqe, n njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i VV- së në Podujevë, Bajram Ajeti përmes një statusi në Facebook ku ka treuar se kjo parti ka mbajtur edhe mbledhjen e rregullt të saj me qëllim të shqyrtimit të situatës së krijuar brenda partisë.

“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, sot mbajti mbledhjen e rregulltë,duke shqyrtuar situatën aktuale në organizatë, aprovimin e planit tremujor të aktivitetit dhe përcaktimin e detyrave që dalin për zgjedhjet e brendshme për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”ka shkruar ai.

Sipas tij të gjitha veprimet të cilat nuk janë në pajtim me statutin e Qendrës së VV- së janë të papranueshme.

“ Në mënyrë unanime situata e krijuar u konsiderua si e panevojshme,e dëmshme dhe qëllimkeqe për të dëmtuar Lëvizjen. Të gjitha veprimet që nuk janë në pajtim me Statutin për Qendrën e LVV në Besianë janë të papranueshme. Në mbledhje morën pjesë Ismail Kurteshi, Xhelal Sfeqla dhe Emrush Xhemajli të cilët u ndanë të kënaqur me unitetin dhe gatishmërinë e aktivistëve për të forcuar organizatën”, ka përfunduar ai./Llapi.info