Lokale - eSIMy

 Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë, e prirë nga udhëheqësit e saj në këtë komunë sot kanë ndërmarrë një aksionin vullnetar për dhurimin e gjakut, njofton Llapi.info.

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, kjo parti ka filluar dhurimin e gjakut sot që nga ora 17:00 në zyret ë saj në qytetin e Podujevës.

Aksionit për dhurimin e gjakut iu përgjigjën kryetari i VV- së në Podujevë, Bajram Ajeti, anëtarë tjerë të kryesisë si dhe bashkëpunëtorë tjerë të VV- së në këtë qytet.

Përveç tyre këtij aksioni iu kanë përgjigjur edhe një numër i konsiderueshëm i vullnetarëve të cilët akoma janë duke dhuruar gjak./Llapi.info