Lokale - eSIMy

Dega e LVV në Besianë përmes një aktiviteti të mbajtur në zyret e saja ka filluar të shfaq filma për të rinjtë e Podujevë në një kinema të improvizuar me ç’rast këtë të shtunë do të shfaqet filmi “12 Angry Men” nga ora 18:00, njofton Llapi.info.

Anëtari i kryesisë së kësaj dege, Pajtim Balaj për Llapi.info tha se ky aktivitet po cilësohet si aktivitet protestë pasi që hapësira e kinemasë së qytetit nuk është më kinema por sallë që sipas tij përdoret për mitingje politike.

“Meqë hapësira e kinemasë së qytetit nuk është më kinema, por sallë që përdoret për mitingje politike, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Besianë, për të tretin vit më radhë në hapësirat e tyre po shfaqin filma. Ky aktivitet nga aktivistët konsiderohet si aktivitet protestë, si protestë ndaj vdekjes kulturore të Llapit dhe mbi të gjitha si hapësirë në të cilën të rinjtë pa dallim bindjeje politike mund të marrin pjesë në film dhe në diskutimet për filmin, kulturën dhe sidomos kulturën në Llap” ka thënë Balaj për Llapi.info.

Më tej ai ka ftuar të rinjtë e Besianës që të marrin pjesë në këtë aktivitet.