Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke përgatitur një terren për arritjen e marrëveshjes të detyrueshme ligjore me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë ka thënë se në ta ardhmen Kosova do të marrë pavarësinë dhe sovranitetin e saj në të gjithë territorin.

E krejt kjo deklaratë e Vuçiqit po shihet si përgatitje e terrenit për arritjen e marrëveshjes së detyrueshme ligjore me Kosovën.

Njohësi i çështjeve politike, Boban Stojanoviq, ka thënë për “Danas”, se, pas shtatë vjetësh në pushtet, ku Vuçiq bisedon për Kosovën sipas Stojanoviqit, përveç Vuçiqit, askush tjetër nuk është përgjegjës nëse Kosova në të ardhmen do të marrë sovranitet në të gjithë territorin, transmeton lajmi.net.

Stojanoviq beson se deklarata e Vuçiqit mund të jetë një shpallje dhe përgatitje e një terreni për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai shpjegoi se kjo nuk do të thotë që presidenti do të nënshkruajë aktin, por kjo mund të bëhet nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

“Për shtatë vitet e fundit nuk e dimë se çfarë po bëhet në dialoh dhe cili është pozicioni i Serbisë, dhe tani rezulton se qytetarët refuzuan diçka që nuk e dinin ishte pozicioni ynë negociues. Më duket se Vuçiq tani po përpiqet të del i “larë”, në një farë mënyre. Në këtë moment çështja e ndarjes është lënë mënjanë, prandaj më duket se kjo është një përgatitje për marrëveshjen ligjërisht detyruese, e cila pritet për disa vite”, ka thënë Stojanoviq, i cili shtoi se, Vuçiq po e bën atë në stilin e tij të njohur “I dhashë të gjitha nga vetja, por nganjëherë duhet ta dini se thjesht nuk mund të fitoni”, transmeton më tutje lajmi.net.

Në anën tjetër, Petar Milletiq, anëtar i Presidencës së Lëvizjes së Lirë të Qytetarëve (PSG),ka vlerësuar se ka shumë paqartësi në deklaratën e presidentit Vuçiq.

Para së gjithash, ai pyet se, nga kush Kosova do të njihet dhe nëse do të dijë se Serbia do ta bëjë atë nën autoritetin e tij.

Milletiq thotë se faji i Vuçiqit mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës dhe nëse ndodhë kjo gjatë mandatit të tij, atëherë sipas tij, dihet qartë që Vuçiq njohjen e pavarësisë së Kosovës ia ka premtuar dikujt.

“Është e qartë për ne se presidenti Vuçiq padyshim me ardhjen e tij në pushtet i ka premtuar dikujt se do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se gjithçka që kishte bërë deri më tani në lidhje me Kosovën ishin manovrat e tij. Nëse ai vendos të njohë pavarësinë, ai duhet të dalë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje tek qytetarët e Serbisë dhe ta thotë atë, dhe të zbulojë se në çfarë kushtesh ka bërë dhe në ç’rast serbët që jetojnë në Kosovë do të marrin”, ka thënë Milletiq.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë në një intervistë thënë për “TV Pink”, ka thënë “ajo që është ofruar nuk mund të kalojë për shkak të presionit të madhe të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës që janë nisur nga agjenci të ndryshme të nga vende të ndryshme”