Lokale - eSIMy

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka luajtur sot rolin e të fortit para kamerave ndërsa shihet duke poshtëruar ushtruesin e drejtorit të Energjetikës në Serbi, Milorad Grçiq gjatë një vizite në një fshat të Rashkës.

E gjthë kjo siç mësohet në përballjen e tyre, vetëm se Grçiq nuk i ka treguar Vuçiqit për një zjarr tëndodhur në një bllok të termoelektranës, përcjell Klankosova.tv.

Vuçiq me tone kërcënuese siç dëgjohet në video, e pyet Grçiqin, ”pse nuk me ke njoftuar se ka pasur zjarr të vogël në B1?”.

Tutje gjatë këtij ballafaqimi që duket të ketë rrjedhë me tensione, Vuçiq i ka kërkuar Grçiqit që ta stabilizojë gjendjen me rrymë duke i dhënë afat deri në Vit të Ri.

Madje këtë rast, ai para kamerave e ka pushuar nga puna ushtruesin e detyrës së EPS.

”Deri në Vit të Ri stabilizoje gjendjen, pastaj gjeje një punë tjetër”.