Lokale - eSIMy

Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësues në vendin tonë.

Vetëm të shtunën janë raportuar pesë raste të dhunës në Kosovë, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, raporton IndeksOnline.

Raporti i policisë:

· Prishtinë / 28.11.2026 – 10:00. Raportohet se viktima f/k, pas një mosmarrëveshje në familje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k,. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, (dyshohet se është) përdorues i narkotikëve, me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 28.11.2026 – 09:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në familje, djali i ankuesit m/k, i dyshuari m/k ka tentuar të kryej aktin e vetë-vrasjes. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe më pastaj është intervistuar si i dyshuar për dhunë në familje dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ferizaj / 28.11.2026 – 01:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në familje, djali i viktimës f/k, i dyshuari m/k, duke e ofenduar verbalisht e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Gjakovë / 20.11.2026 – 15:00. Më 28.11.2026 janë intervistuar dy të dyshuarit (çift bashkëjetues) m/k dhe femër shtetase e Shqipërisë, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje rreth fëmijëve të tyre, kanë kanosur verbalisht njëri tjetrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ku ndaj të dyshuarit mashkull është aplikuar urdhër mb. i përkohshëm emergjent. Rasti në procedurë të rregullt.

· Gjakovë / 28.11.2026 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.