Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shprehur keqardhje për atë se se siç ka thënë ai “ideja e tij për vendosjen përfundimtare të kufijve të kompromisit midis serbëve dhe shqiptarëve ka dështuar”.

Sipas tij, kjo ka ndodhur se “sepse populli jonë ka menduar ndryshe dhe kjo do të na kushtojë shtrenjtë për dy deri në tre dekada.

Ai njoftoi se do të takohet me Mateo Salvinin më 8 maj, se më 10 maj do të ketë paradë ushtarake në Nish dhe se pas kësaj, serbëve nga Kosova do t’ua përcjellë rezultatin e samitit të Berlinit dhe të gjitha bisedimet mbi çështjen e Kosovës, transmeton Klan Kosova.