Punimet e një trotuari përgjatë rrugës së fshatit Shajkoc të Podujevës po paraqesin rrezik për banorët e këtij fshati.

Mos mbyllja e kapakëve të gypave të kanalizimit në këtë trotuar ka shtyrë disa banorë të këtij fshati që të reagojnë përmes një faqeje në rrjetin social Facebook e cila është e regjistruar me emrin e këtij fshati.

“Shum keq paskan lan aty o rrezik per njerz me ra ne kta shakta naten”, “Para zgjedhjev te tjera kryhen me siguri”, kanë qenë disa prej komenteve të këtyre banorëve.