Ilustrim
Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku pas një përleshje një person ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari G.O., 15-vjeçar, është arrestuar pas kryerjes së veprës dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë hasur në viktimën i cili ishte në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

15-vjeçari u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe për shkak të natyrës së plagës, ai po vazhdon trajtimin mjekësor nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.