Një shtetasi të Serbisë në pikën kufitare të Merdarit i janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.
Policia bën të ditur në raportin ditor se rasti është raportuar pasditen e së hënës dhe mbishkrimet janë gjetur në veturën e tij.
“Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në raportin ditor të Policisë.






