Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës sot në Batllavë të Podujevës ka arrestuar të shumëkërkuarin (I.A.) i njohur me nofkën “Liza”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ai ndodhej në arrati që 16 vite, që nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza (2007).

I njëjti ishte në kërkim policor për përfshirje në vrasjen e policit, Triumf Riza.

Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij.

Njoftimi nga Policia:

Policia e Kosovës arreston personin e shumë kërkuar, i cili ishte në kërkim për vite me radhë

Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”.

I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë.

Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.