Lokale - eSIMy

Gazetari kosovar, Bujar Vitija ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur të mërkurën në oborrin e QKUK-së ku H.M. u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Dy ditë pas, Sokol Halili ka vrarë veten.

Vitija ka thënë se Sokol Halili u dërgua në emergjencë pasi e qëlloi veten me armë, ndërkohë H.M që ishte në javën e fundit të shtatzënisë u la pa asnjë intervenim deri në konstatimin e vdekjes në orën 18:23 nga Urgjenca e Prishtinës.

Reagimi i plotë:

Vrasesi Sokol Halili u dergua ne Emergjencen e QKUK-se pasi qelloi veten me arme.

Ndersa Hamide Magashi mbeti e shtrire ne oborrin e spitalit bashke me foshnjen e saj pa asnje intervenim deri ne konstatimin e vdekjes se saj ne ora 18:23 nga Urgjenca e Prishtines.

Çka me thane?!