KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa zona të Podujevës.
Ndërprerjet do të përfshijnë këto fshatra dhe zona:
📍 Siboci i Poshtëm, Popova, Penuha, Penduhu, Majaci, Lupçi i Epërm, Lluzhani, Lluga, Llapashtica e Ulët, Konushevci, Godishnjaku, Majanca, Sibovci dhe Bellopoja.
📍 Ndërprerje do të ketë edhe në rrugët dhe zonat e qytetit, përfshirë: rrugën Brigadat, rrugën Zahir Pajaziti, Lagjen e Kuvajtit, Lagjen Hoxheviq, afër Hotel Besiana, si dhe në një pjesë të qytetit.
📍 Pa energji elektrike do të mbesin edhe Ujësjellësi i qytetit, Spitali, Kombinati, Bankosi, Shkolla “Shaban Shala”, Tregu i Shtazëve, Viadukti dhe zona e Ina-s së Vjetër.
📍 Ndërprerjet do të përfshijnë edhe Polonicën, Ballovcin, Letancin, Llaushën dhe Bajqin-Pollatën.
Në njoftimin e KEDS-it përmenden gjithashtu disa biznese dhe pika të tjera, përfshirë NTP “Mullisi”, “Vëllazërimi”, “Laberion”, Elkos Grup dhe Fabrikën e Ambalazhit të Plastikës.





