Një person është arrestuar dje në fshatin Besi të Prishtinës, njofton Llapi.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, duke vozitur automjetin në mënyrë të pakontrolluar.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fshati Besi, Prishtinë 02.05.2019-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti duke drejtuar automjetin e tij në mënyrë të pakontrolluar i ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info






