Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka kujtuar sot artistin shqiptar të filmit dhe teatrit me famë botërore, Bekim Fehmiu, në 10 vjetorin e vdekjes.
“Unë si ministre dhe institucioni të cilin e udhëheq, e përkujtojmë dhe nderojmë figurën e Bekim Fehmiut dhe ndjehemi jashtëzakonisht keq që për shkak të rrethanave të pandemisë COVID-19, nuk mund ta shënojmë përvjetorin e tij të vdekjes ashtu siç e meriton Bekim Fehmiu me trashëgiminë që la pas”, ka pohuar ministrja Dumoshi.
Ajo ka thënë se organizimi i ndarjes së çmimit do të bëhet në një formë tjetër ditëve në vijim.
Gjatë karrierës së tij, Fehmiu realizoi role që e bënë të njohur në kinematografinë botërore, si në filmmat: “Mbledhësit e puplave”, “Odissea”, “Avanturierët”, “Përgjithmonë Xhulia”, etj.
Bekim Fehmiu u gjend i vdekur më 15 qershor 2010 në banesën e tij në Lagjen “Zvezdara” në Beograd. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për vetëvrasje.
Ndërsa festivali “Dokufest” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot gjatë ditës në me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta e Bekim Fehmiu, do të shfaqet filmi “Mbledhësi i puplave” me Bekim Fehmiun në rolin kryesor.
“Filmi do të shfaqet në ora 19:00 në KEJ, përballë Lidhjes së Prizrenit. Ceremonia do të nisë me hedhjen e luleve në Lumbardhin e Prizrenit – si shenjë nderimi ndaj figurës së aktorit të shquar i cili la gjurmë të përjetshme në kinematografinë vendore dhe botërore – dhe do të pasohet nga aktori Xhevdet Doda i cili do të lexojë disa fragmente nga libri ‘E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme’ i Bekim Fehmiut”, thuhet në njoftimin e Dokufestit.
Aktori Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi në Prizren ku edhe mbaroi shkollimin e mesëm. Kurse Fakultetin e arteve dramatike e ka kreu në Beograd.
Ai u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966, kur në festivalin e Kanës.