Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova nuk është e Albin Kurtit, ani pse i njëjti gëzon besimin e më shumë se gjysmës së votuesve.
Çitaku shtoi se qeveritë shkojnë e vijnë, kurse vendi ynë do të jetë i përjetshëm.
Postimi i plotë:
Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpija jonë e përbashkët.
Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetëshme.
Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje.
Nuk guxojmë të biejm në atë grackë.
Kosova e ëndërrave tona ka me u jetësu.
Bashkë. #PDK






