Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin Komunal, kur drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, është lagur me ujë nga këshilltari i LDK-së, Ekrem Rrahmani, raporton Llapi.info.

Në një reagim në Facebook, Bulliqi ka thënë se këshilltari në fjalë, sipas tij, në mungesë të argumenteve ka zgjedhur atë mënyrë për t’ia ndërprerë fjalën drejtorit.

“Një akt i shëmtuar ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal në Podujevë, kur asamblisti i LDK-së Ekrem Rrahmani ka sulmuar me ujë drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, i cili ishte duke prezantuar sukseset e qeverisjes komunale në arsim. Këshilltari në fjalë, në mungesë të argumenteve, ka zgjedhur si mjet arrogancën dhe primtivizmin për t’ia ndërprerë fjalën drejtorit.  Sjelljet e tilla, përveçse të pahijshme janë edhe të papranueshme. Andaj e dënoj ashpër një akt të tillë.  Uroj që veprime të tilla të mos shihen më në Kuvendin Komunal”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info

Eskalon situata në Kuvendin Komunal të Podujevës, Ekrem Rrahmani i LDK-së e lagë me ujë Avni Fetahun (Video)