Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sfecël të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, duke mos ofruar detaje të hollësishme.

“Fsh. Sfeqël, Podujevë 20/21.05.2022-18:00-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur nga garazhi i tij i kanë vjedhur veturën e tipit Mercedes pa targa, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia./Llapi.info