Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë për punën që po bëjnë.
“Edhe sot, si çdo ditë tjetër gjatë këtyre muajve të vështirë, punëtorët shëndetësorë, infektologë, epidemiologë, mikrobiologë, mjek familjarë, farmacistë klinikë, infermierë e laborantë, sanitarët, vozitësit e gjithë stafi mbështetës së bashku me vullnetarët tanë të mrekullueshëm, vijuan betejen e pashembullt në mbrojtje të jetës dhe shëndetit”, ka shkruar Vitia.
Vitia mes tjerash shkroi se emrat e tyre nuk janë të njohur për publikun e gjerë por që janë skalitur për çdonjërin që i lehtëson vështirësitë shëndetësore.
Ky është postimi i plotë i Vitisë:
Edhe sot, si çdo ditë tjetër gjatë këtyre muajve të vështirë, punëtorët shëndetësorë, infektologë, epidemiologë, mikrobiologë, mjek familjarë, farmacistë klinikë, infermierë e laborantë, sanitarët, vozitësit e gjithë stafi mbështetës së bashku me vullnetarët tanë të mrekullueshëm, vijuan betejen e pashembullt në mbrojtje të jetës dhe shëndetit.
Emrat e tyre nuk janë të njohur për publikun e gjerë, por janë të skalitur për çdonjërin që i lehtësohen vështirësitë shëndetësore. Në vështirësi të mëdha, pa orar por vigjilentë, pa gjumë por të kthjellët, larg vëmendjes deri në madhështi.
Po e mbroni jetën, shëndetin dhe vendin!
Mirënjohje dhe respekt për çdonjërin!