Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka ftuar për protestë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protesta është ftuar për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Protesta është thirrur në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.






